Para disa muajsh, Top Channel transmetoi pamjet se si tregtohej gjëja e gjallë në tregun e Rrogozhinës. Punimet kanë filluar në këtë treg, por ende nuk ka një afat se kur do të përfundojnë.
“Kam 25 vite që tregtoj këtu. Ky është investimi i parë që po bëhet. Lekët ia paguajmë përditë bashkisë, por nuk është investuar për këtë treg”, thotë njëri nga tregtarët.
Në tregun e Rrogozhinës tregtohen ende kafshë të pamatrikulluara, çka do të thotë se ato ende nuk kanë një certifikatë shoqërimi, nuk i dihet origjina apo nëse kanë kaluar ndonjë sëmundje.
Për këtë arsye, sipas ligjit, veterineri i zonës duhet të qëndrojë në portën kryesore të tregut për të bërë regjistrimin apo çregjistrimin e kafshëve. Por mesa shohim, veterineri mungon edhe sot.
Top Channel