Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili akuzon maxhorancën se po “luan kungulleshkash” me ligjin për Magjistraturën.
“Rilindja sot e beri te qarte qe Reforma ne Drejtesi per te eshte asgje me shume se nje pazar i rendomte njerezish te rendomte. Propozoi Rilindja nje ligj qe jepte fuqi kuvendi te vendoste per shkollen e magjistratures per 2 vjet. Pastaj ne komisionin e (anti)ligjeve diten e fundit me logjike ordineresh e beri pa afat,uleriti dhe medemek e argumentoi dhe e votoi. Sot rilindja propozon per nje vit. Me Kungulleshke do ta bejne drejtesine. Se kjo kungulleshke eshte: themi dy vjet.Po pse dy?Po sa?Pa limit.Po pse pa limit.Po sa?Themi nje vit. Ky eshte qendrimi i turpshem i nje maxhorance pazarxhinjsh qe Reformen ne Drejtesi e ka thjesht nje plaçke tregu dhe qellimin e vetem kapjen e drejtesise”, shkruan Vasili.
Ai shton se partia e tij ka votuar Kushtetutën dhe shtatë ligjet duke besuar në konsensusin e 140 votave dhe tek Komisioni i Venecias, “dhe jo tek Rilindja qe donte nje reforme ne drejtesi me vota te blera. LSI beson vetem tek parimet e Komisionit te Venecias dhe tek 21-22 korriku gjithçka jashte tyre eshte riciklimi i piset i drejtesise se vjeter, por te kapur sot fort ne grusht nga Rilindja”.
Top Channel