Për kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili maxhoranca ka zhbërë reformën konsensuale në drejtësi, për të kapur sistemin. Sipas tij ajo ka shkelur vijat e kuqe të vendosura nga Komisioni i Venecias.
“Shkelja e kushtetutes dhe deformimi i ligjeve nga maxhoranca ne funksion te kapjes se sistemit kjo eshte rruga e keqe ne te cilen e futi reformen kjo maxhorance. Per fat te keq pjese e kesaj strategjie te lige te kapjes se sistemit u bene edhe disa te huaj,diplomate apo misione asistence.
Sot eshte perseri dita tu kujtojme cfare ka sugjeruar me force Komisioni i Venecias qe ne vitin 2016 perpara se reforma te miratohej me 140 vota ne Kuvend. Duke lexuar ç’ka kerkuar Venecia kushdo qofte ne maxhorance apo ne misione te huaja do kuptojne fare qarte ne shqip dhe anglisht se ne ç’gjendje kritike ka hyre Reforma ne Drejtesi,situatën antikushtetuese dhe antiligjore ne te cilen ajo ndodhet,nderkohe qe sistemi eshte dekapituar me asgjesimin e Gjykates Kushtetuese,Gjykates se Larte dhe pa KLGJ,pa KLP e Inspektor te Larte te Drejtesise dhe me KED te bllokuar qëllimisht”, shkruan ai.
Postimi i plotë i Vasilit:
Top Channel