Punë në privat dhe jo në shtet. Prej muajsh qeveria po i orienton qytetarët në këtë drejtim dhe zyrat e punës kanë gjetur zgjidhje deri tani për 3000 persona.

Ato i janë përgjigjur edhe Samuelit, një 17-vjeçar nga Hasi. I riu u punësua për 10 ditë, aq sa është afati që portali i bashkëqeverisjes me qytetarët shqipëriaqëduam.al të të përgjigjet.

Kryeministri Edi Rama tha në takimin e radhës me koordinatorët e bashkëqeverisjes se zgjidhjet po shtohen, sikundër edhe ndëshkimet në administratë: “Kush nuk u përgjigjet në kohë njerëzve të zakonshëm, nuk i ikën dot përgjegjësisë”.

Samueli gjeti punë, por tha se i duhet edhe strehim për familjen: “Rasti i Samuelit është një rast jo i izoluar, por është një nga ato raste për të cilat patjetër që ne jemi shumë të angazhuar që t’i adresojmë, por sigurisht kemi edhe ne kufizimet tona, për shembull kur vjen fjala tek strehimi. Kjo është një temë ekskluzivisht e pushtetit vendor, por nuk dua në asnjë mënyrë që të heq nga vetja përgjegjësinë për të bërë përpjekjen e duhur dhe për të adresuar këtë rast konkret”.

Kreu i qeverisë tha se portali po zgjidh shumë probleme të vjetra të krijuara nga mungesa e gadishmërisë së administratës, çka po ndikon sipas tij për një kontakt më pozitiv mes saj dhe qytetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA