Fiku i detit është një bimë frutore tradicionale që i përket familjes së kaktusit. Fiku i detit që të huajt e njohin si “dardha me gjemba” është edhe frut edhe perime.

Gjethet e gjelbra e të mëdha që përdoren në gatime për shkak të përmbajtjes së ulët të kalorive konsiderohen si perime. Ndërkohë që kokrrat që çel bima konsiderohen frut. I gjithë fiku është i pasur me shumë vlera ushqimore.

Sot do të përgatisim një sallatë me bazë fikun e detit dhe si fillim marrim vetëm pjesët e majave të gjetheve të fikut të detit. Gjethet duhet të jenë të reja, të sapo çelura.

I pastrojmë me thikë nga gjembat. Nëse përdorim të gjithë gjethen duhet ta kemi zier më parë në ujë.

Për ta konsumuar si sallatë, marrim vetëm majën e gjethes sepse është më e bute. E presim hollë. I bëjmë një marinim që përmban pak më shumë aciditet. Në vend të limonit përdorim lime sepse është frut tipik i territorit të Meksikës.

Përdorim edhe specat çili, piper të zi, kripë dhe vaj ulliri. Hedhim edhe poak tabasko dhe xhinxher për ti dhënë më shumë freski.

Nëse duam të theksojmë shijen e limit, përdorim edhe pjesën e lëkurës duke e grirë hollë me rende mbi pjatë. Kjo i jëp pjatës akoma më shumë shije ekzotike të traditave meksikane të ngjashme me pijen e famshme mohito.

Kjo është një sallatë shumë e shpejtë dhe e freskët për darkat verore. Në pjatë vendosim sipër edhe filiza të kastravecit sepse i ngjasojnë në shije fikut të detit. Vendosim edhe filiza të hudhrës dhe vaj ulliri.

Kjo është një pjatë që shoqërohet shumë mirë me pije të forta alkoolike siç është edhe tekila meksikane.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA