“Punë ka, por nuk ka profesionistë”. Shprehjen qeveritare të mandatit të shkuar në debatin për punësimin në vend, kryeministri Edi Rama e gjeti të mishëruar në Panairin e Punës në Fier.
“Kemi kërkesa, por jo nga ata që kërkojmë ne”, thonë vajzat e stendave.
60 subjekte pjesëmarrëse në këtë panair ofrojnë 1194 vende pune. Rreth 230 vende janë të lira nga kompani të tjera. Ka nga ata që punësohen, por nuk ia dalin.
Mungojnë teknologët apo saldatorët. Edhe ALUIZNI është në kërkim të inxhinierëve.
Fieri ka shkolla profesionale, ndërsa qendra e formimit profesional aftëson në bazë të nevojave ata që aplikojnë për një vend pune.
Qeveria parashikon që deri në fund të vitit numri i të punësuarve nga zyrat e punës të shkojë në 25 mijë, nga 10 mijë që ka shkuar deri tani.
Top Channel