Ambasadori italian Alberto Cutillo i pranishëm në festën e Italisë organizuar në konsullatën e Shkodrës është shprehur optimist për çeljen e negociatave të anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.
Por Cutillo ka theksuar se mbetet detyrë e qeverisë për të bindur vendet skeptike ne kohen qe ka mbetur deri ne marrjen e vendimit.
“Mendoj se shumë shtete kanë dhënë mendim pozitiv e kush është duke menduar mund të ndryshojë mendim. I takon qeverisë shqiptare t’u ndryshojë mendim atyre që janë skeptik”, u shpreh Alberto Cutillo.
I pyetur për ecurinë e procesit të Vettingut, diplomati italian tha se është një reformë e thellë që nuk ka precedent në Evropë. Sipas tij pasojë e vettingut eshte edhe situata e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, ku ka vakancë si pasojë e largimit të gjyqtarëve.
Ambasadori Cutillo i është shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë për hetimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, duke nënvizuar se po zhvillohet një proces tjetër në Katania, por që nuk lidhet direkt me Tahirin.
Cutillo tha se nuk kishte shume informacione te detajuara për këtë çështje.
Top Channel