Lezhë, Policia Rrugore arreston dy drejtues mjeti dhe vendos 316 gjoba
04/06/2018 16:18
Policia Rrugore e Lezhës, gjatë fundjavës ka arrestuar dy drejtues mjeti për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe ka vendosur gjithsej 316 gjoba.
Janë ndaluar administrativisht 12 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera.
Gjithashtu, janë pezulluar 52 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Policia Rrugore e Lezhës bën me dije se do të vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore, ku apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.
Top Channel