Studentët në protestë; Kundër pagesës ndërsa nuk ndjekin studimet

30/05/2018 09:18

Studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike protestojnë kundër detyrimit për të paguar tarifën e plotë të shkollës vetëm se kanë disa provime për të dhënë. Ata i kanë përfunduar studimet, por thonë se duhet të paguajnë 40 mijë lekë sikur të ishin ende në mësim. Studentët thonë që një rregull i tillë ndiqet vetëm në këtë fakultet.

“Në fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike që jam unë tani ka një standard të tillë që: studentët të cilët nuk marrin dot diplomën detyrohen që të paguajnë tarifën e plotë 400 mijë lek. Ndërsa për fakultete e tjera studentët të cilët nuk e marrin dot diplomën paguajnë vetëm kreditët e atyre lëndëve. Pedagogët e shfrytëzojnë këtë rast duke bërë abuzimet e tyre. Sepse ata e dinë shumë mirë që studentit nuk i leverdis të paguaj 400 mijë lekshin dhe studentit e ka fare mirë të paguaj atë 100 mijë lekshin për të marë atë provimin”, shprehet Kelvi Pilinci kryetar i Këshillit Studentor.

“Kjo është një vlerë shumë e madhe kur e dimë që në universitet e tjera paguajnë vetëm 5 mijë lek të vjetra për kredit që mund të shkojë 35 mijë lek ose maksimumi 40 mijë lek mund të paguaj maksimumi për një provim që mund të jetë i mbartur”, shprehet një student tjetër.

“Ne mezi po vijmë të themi për të paguar tarifën që kemi, dhe jo më të paguajmë një tarifë shtesë”, thotë një student tjetër.

Numri i krediteve të një degë pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore teknike është 180, por nëse një student ka më shumë se 150 kredite atëherë ai nuk ka nevojë të paguaj tarifën e shkollës dhe as kreditet e lëndës përkatës. Rektori Arben Gjata thotë se asgjë nuk ndryshon.

“Në Universitetin e Mjekësisë për t’u quajtur përsëritës duhet që të kesh në vitin e tretë më pak se 150 kredite. Në qoftë se ke më shumë se 150 kredite atëherë këto provime quhen të mbartura dhe studentët nuk kanë nevojë të paguajnë para. Në qoftë se ke më pak se 150 kreditë në bazë të rregullores quhesh përsëritës dhe je i detyruar të paguash tarifën e plotë të studimit. Kërkesa e tyre do të trajtohet sipas rregullores së Universitetit dhe sipas VKM-së përkatëse”, tha Arben Gjata, rektor i Universitetit të Mjekësisë.

Top Channel

Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë
Top Channel/ Zbardhet nga dëbora qarku i Elbasanit, disa fshatra pa energji elektrike
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, i mituri përplas makinën e policisë në Vlorë