Presidenti Ilir Meta priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.
Presidenti Meta vlerësoi punën dhe angazhimin e OSBE për përparimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve në Shqipëri.
Duke theksuar se i është dhënë përparësi absolute çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, Presidenti mirëpriti faktin që edhe Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka orientuar mbështetjen e saj në 5 fushat prioritare të zbatimit të reformave.
Kreu i Shtetit pohoi gjithashtu se Shqipëria mbetet e angazhuar në promovimin e vlerave dhe parimeve të organizatës dhe në këtë kontekst veçoi moton e kryesisë italiane “dialog, pronësi dhe përgjegjësi” si qasja e duhur ndaj sfidave të rëndësishme që kemi përpara.
Top Channel