Demokratët u kthyen në komisionet parlamentare, por për të devijuar rendin e tyre të ditës. Fillimisht në komisionin e medias dhe të edukimit, ku deklaruan se nuk mund të ketë aktivitet normal
Deputetët demokratë folën me radhë duke e bërë të pamundur vijimin e mbledhjes për socialistët largohen.
Demokratët paralajmërojnë të njëjtën strategji tek Komisioni i Ekonomisë. Por kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla shtrëngoi radhët. I porositi deputetët të përshpejtojnë punën në komisione dhe të miratojnë çdo akt, pavarësisht deklaratave të PD.
Socialisët u kthyen të vetëm tek Komisioni i Medias duke miratuar ligjet, ndërsa dy kate më lart niste Komisioni i Ekonomisë.
Demokratët tentuan të njëtin skenar, deri sa në selinë blu po përgatitej të dilte kryetari Basha për të njëjtën çështje.
Pas kësaj Komisioni i Ekonomisë vijoi normalisht rendin e ditës pa opozitën.
Top Channel