Gurët bien në rrugë. Probleme në qarkullim në aksin Kukës-Shishtavec

15/05/2018 15:29

Reshjet e shiut shkaktuan rënie gurësh në rruget rurale, por edhe akset nacionale në Kukës.

Në rrugën Kukës-Shishtavec, gurët shkaktuan probleme në qarkullim. Fenomeni përsëritet shpesh dhe mungesa e mirëmbajtjes e bën këtë rrugë të rrezikshme.

Nga ana tjetër, shiu ka rritur prurjet në Liqenin e Fierzës, ku niveli i ujit kaloi kuotën maksimale 296 m.

Prurjet 1200 metër kub në sekondë kanë bërë që niveli i ujit të jetë i pazakontë për këtë periudhë të vitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA