Pogradec, tregu i kafshëve pa kontroll

27/04/2018 09:33

Tregu i kafshëve në Pogradec hapet çdo ditë të enjte, ku persona të ndryshëm sjellin me automjete gjënë e gjallë për ta shitur. Tregu i Çërravës në Bashkinë e Pogradecit është i pozicionuar në krah të aksit nacional Korçë-Pogradec dhe nuk ka kushte higjieno-sanitare.

Nuk ka ujë dhe as treg për bagëtitë, ndërkohë që dominon balta dhe pluhuri. Pasi transportohen në kushte skandaloze, gjëja e gjallë vendoset në këtë vend të përcaktuar si treg. Herë lidhet e herë lihet e lirë. Tregtarët flasin për kushte skandaloze, ndërkohë që qytetarët apelojnë për zgjidhjen e kësaj situate.

“Duhet një vend më i përshtatshëm për tregti. Nuk është aspak normale, por nuk kemi se çfarë të bëjmë. Ku t’i gjejmë kushtet e mira? Nuk varet nga ne, por nga shteti. Ne taksat i paguajmë, kështu që ta rregullojnë tregun”, thonë tregtarët.

Ligji për shërbimin veterinar përcakton se në hyrje të tregut të gjësë së gjallë duhet të ketë edhe një veteriner, i cili kontrollon certifikatat, por bën edhe regjistrimin apo çregjistrimin nga sistemi i identifikimit për çdo kafshë që hyn e del.

Megjithatë, ky shërbim duket se pothuajse mungon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA