
“Leksionet e së mundurës” titullohet libri i shkruar nga ish presidenti francez, Francois Hollande, që flet për pesë vitet e tij në Elize, nga 2012-a në 2017-ën.
Gjatë prezantimit të librit të tij, Hollande nuk i kurseu kritikat për pasardhësin e tij në presidencë, Emanuel Macron, duke thënë se politikat e tij favorizojnë të pasurit, dhe se ish ministri i tij i ekonomisë nuk ka qenë asnjëherë socialdemokrat.
“Një president punon gjithnjë për pasardhësin e tij dhe trashëgon nga paraardhësi i tij. Kjo pasi politikat që ndjek gjatë mandatit kanë pasoja që vijojnë dhe kur ai nuk është më President”, tha Hollande.
Më tej ai theksoi se situata që i kishte lënë Macronit, ishte shumë më e mirë dhe e qëndrueshme sesa ajo që vetë hollande kishte trashëguar nga paraardhësi i tij.
“Macron nuk ka asnjë lidhje me historinë, apo kulturën socialdemokrate, për rrjedhojë, ai nuk ndjek një politikë që frymëzohet nga kjo rrymë, por përkundrazi, politikat e tij favorizojnë të pasurit”, theksoi Hollande.
Top Channel