Detyrim paraqitje për ish bashkëshorten e Mirit të Xhikes
06/04/2018 15:31
Gjykata ka vendosur masën detyrim paraqitje për Manjola Priftin, e arrestuar nga policia pasditen e të enjtes.
43-vjeçarja, ish bashkëshortja e Mirit të Xhikes, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Ndaj saj rëndon një dënim me 7 vite burg nga drejtësia italiane si pjesë e një organizate kriminale që vepronte në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.
Top Channel