Zv.Kryeministrja Senida Mesi mori pjesë në një konferencë të organizuar në Malin e Zi me temë “Drejt Samitit të BE-së për Ballkanin”.
Konferenca ishte një organizim i përbashkët i Partisë Socialiste Europiane, në bashkëpunim me Partinë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë.
Gjatë fjalës së saj, zv.Kryeministrja tha se Shqipëria meriton hapjen e negociatave.
“Vendi ynë po ndërmerr reforma thelbësore, si ajo e reformës në drejtësi dhe reformës në administratën publike. Reformat, jo vetëm obligim për rrugëtimin tonë europian, por detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë dhe brezave të ardhshëm. Nuk po kërkojmë një dhuratë nga BE – jemi të përkushtuar plotësisht në realizimin e reformave që kemi përpara dhe besojmë se kemi bërë progres të konsiderueshëm”, deklaroi ajo.
Konferenca zhvillohet me dy sesione dhe pas Podgoricës, do të ndalet në Tiranë ditën e mërkurë.
Top Channel