Qeveria kishte pritur seancën plenare për t’u dhënë përgjigje gjithë zërave nag Shqipëria dhe Kosova të cilët e konsiderojnë të papërballueshëm tarifën e kalimit në rrugën e Kombit.
Ministri u Infrastrukturës dhe Energjetikës deklaroi se koncensioni i mirëmbajtjes së rrugës dhe investimeve që do kryejë në të kompania nuk do të ndikojë as tek bizneset në të dy anët e kufirit as tek qyetetarët.
“Koncesionari parashikohet të investojë 262 milionë euro, përdoruesi i rrugës do paguajë. Pse del kaq kjo tarifë? Sepse aq është trafiku. Këtu nuk ka asnjë impakt ekonomik nga vendosja e kësaj tarife. Bizneset shqiptare nuk do të afektohen fare”, tha Gjiknuri.
“Asnjë masë nuk ke marrë përveçse ke larë duart me 120 mijë euro, nuk është gjë tjetër vetëm pasaportizim dhe kuotizim, do të thotë të vendosësh një kufi mes veriut të Shqipërisë dhe Tiranës”, tha Basha.
Përballja vijoi gjatë mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të opoziëts Lulzim Basha i cili ka vënë firmën për ndërtimin e rrugës së Kombit.
“Vetëm dy rrugë ka, ose për mirëmbajtjen e rrugëve paguajnë të gjithë taksapaguesit, ose për mirëmbajtjen e rrugëve paguajnë të gjithë përdoruesit e rrugëve në fjalë.”, tha Rama.
“Pse paguajnë dhe taksapaguesit, dhe përdoruesit? PS vazhdon t’u marrësh shqiptarëve 240 lekë për litër karburanti deh pastaj u vendos dhe tarifë për rrugët në të cilat udhëtojnë?”, thotë Basha.
“E dimë dhe historinë, i dimë dhe të pandehurit që janë këtu në sallë, dimë dhe shumë e shumë bëma të tjera, kjo rrugë është një rrugë e papërfunduar”, tha kryeministri Edi Rama.
“Një mijë herë do e bëja me krenari atë që bëra me Rrugën e Kombit, ke 5 vjet në qeveri dhe nuk ke një fakt të vetëm, tash 10 vjet. Të bëjnë sytë xixa nga xhelozia. Ke 5 vjet në qeveri nuk ke avancuar asnjë projekt, ke pesë vjet në qeveri i vetmi projekt është kanabisi, dhe tani heroina dhe kokaina”, replikoi Basha.
“Në vend të tundet një flamur i rreckosur i një patriotizmi pervers që nuk kan vend far me patriotizmin është mirë të thuhet një formulë alternative”, tha Rama
Argument kryesor i qeverisë Rama është se ideja e mirëmbajtjes së rrugës me komani private është zhvilluar nga qeveria e kryeministrit Berisha. Zoti Berisha pohoi këtë dhe deklaroi se anulimi erdhi pasi doli vlera e kostos.
“Taksa nuk u vu dhe nuk do vendosej. Taksa nuk u vu sepse është arterie e kombit, jo vetëm e Shqipërisë, është dhe e Kosovës”, tha Berisha
Top Channel