Kompania Nestle pretendon se është e para në botë që ka ristrukturuar sheqerin që përdor në ëmbëlsirat e saj, për të prodhuar një çokollatë me 30% më pak sheqer.

Nestle është prodhuesi më i madh në botë i ushqimeve të paketuara, por sheqeri i ristrukturuar po prodhohet në fabrikën e saj në Dalston (Britani), si pasojë e presionit të qeverisë britanike ndaj kompanive ushqimore që të reduktojnë sheqerin në produktet e tyre, për të ndihmuar në reduktimin e obezitetit tek fëmijët.

Në këtë kuadër, kompanitë e çokollatave dhe ëmbëlsirave kanë një detyrë titanike, pasi sheqeri është themelor në produktet e tyre. Por, kompania Nestle thotë se ka shfrytëzuar shkencën për të reduktuar sheqerin. Ky i fundit në çokollatat e reja Milkybar Wowsomes, është amorf dhe poroz. Ai krijohet duke sprucuar sheqer, qumësht dhe ujë në një ambient me ajër të ngrohtë dhe më pas e gjithë kjo përzierje thahet. Sheqeri i ri teknologjik nuk është më i ngjeshur si ai i zakonshmi dhe tretet shumë shpejt.

Ndërsa arritja e Nestle është përshëndetur, kritikët thonë se nuk duhet kuzifuar vetëm për Britaninë. Kjo e fundit po i nxit kompanitë e ushqimit që deri në 2020 sheqeri në prudukte të jetë ulur me 20% dhe shpreson që shembulli i Nestle të ndiqet nga të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA