Do përgatisim muffin me moringa, për t’i dhënë ngjyrë dhe shije mini kekëve.

Fillimisht ngrohim furrën me 180 gradë
Për të përgatitur muffin na nevojiten:
3 vezë
2 gota miell
1 paketë vanilje
1 paketë me fryrës pjekës
1 gotë sheqer kaf
1 gotë qumësht
gjysmë gote vaj
dy lugë çaji me moringa

Përgatitja:
Rrahim vezët në mikser dhe shtojmë sheqerin kur ato të jenë bërë në formë shkume. Shtojmë dy përbërësit likuid, vajin dhe qumështin. Më pas hedhim miellin së bashku me vaniljen dhe pluhurin pjekës dhe përbërësin e fundin moringa. Pasi të gjithë përbërësit janë miksuar i kalojmë në format e tavës së muffin, të cilën pak më parë e kemi lyer me vaj. E kalojmë tavën për 20-25 minuta në temperaturën 180 gradë.

Pasi i nxjerrim mini kekët nga format e tyre mund t’i servirim me kos grek, në të cilin kemi shtuar kanellë dhe moringa.

Ju bëftë mirë! Faleminderit!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA