Partia Demokratike akuzon deputetin socialist Alket Hyseni se ka vjedhur pronën e një familjeje në Vlorë, duke përfituar nga detyrat e larta që kryeministri Rama i ka besuar.
Deklarata e plotë e deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj
Dokumentet e lejes zhvillimore dhe të ndërtimit në pronën e grabitur prej Alket Hysenit, në shkelje të vendimit të Gjykatës, provojnë se Edi Rama është në krye të skemës mafioze për grabitjen e tokave në bregdet.
Grabitja e tokës në bregdet me 11 mijë metra katrorë nga deputeti Alket Hyseni, është bërë në bashkëpunënim më Kryeministrin e vendit, Edi Rama, i njëjti kryeministër që bërtet për drejtësi dhe përbetohet çdo ditë se po bën shtet.
Partia Demokratike ka në dorë dokumente që provojnë se Edi Rama është pjesë e skemës për grabitjen e tokave në bregdet, në rastin konkret të grabitjes së pronës së familjes Bua në Dhërmi.
Le t’i rendisim faktet me radhë.
I emëruar në detyrën e kryetarit të Task Forcës për të evidentuar tjetërsimin e pronave në bregdetin e Jugut nga Vlora në Butrint, Alket Hyseni ka blerë për 230 milionë lekë pronën e tjetërsuar me dokumenta të fallsifikuar, duke e ditur se prona ishte në proces gjyqësor.
Dokumenti vërteton se në vitin 2015 Gjykata e Vlorës i dha të drejtë familjës së zonjës Irini Bua duke vendosur pezullimin e çdo veprimi mbi pronën, vendim ky që është akoma në fuqi.
Por pavarësisht këtij vendimi Gjykate, në shtetin mafioz të Edi Ramës transaksionet me pronën në bregdet kanë vazhduar nga fallsifikuesi tek Alket Hyseni, pastaj tek ndërtuesi Gon Papuli, që është një nga miqtë e ngushtë të kryeministrit, për të shkuar më pas deri tek vetë Edi Rama.
Partia Demokratike ka dy dokumenta që provojnë se Edi Rama është pjesë e skemës mafioze për grabitjen e pronave dhe shpjegojnë përse kryeministri ka heshtur deri tani për deputetin e vet Alket Hyseni. Edi Rama, me firmën e tij, ka vendosur dy herë rresht që, në tokat në bregdet të familjes Bua, në Dhërmi, të ndërtohet resort turistik, duke mos marrë parasysh vendimin e Gjykatës për pezullimin e çdo veprimi me pronën.
Dokumenti i parë tregon se Edi Rama, si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, ka firmosur lejen për zhvillimin e kompleksit turistik dhe një vit më pas ka firmosur sërish, për dhënien e lejes së ndërtimit në këtë kompleks për mikun e tij ndërtues Gon Papuli dhe për deputetin e tij, Alket Hyseni.
Është e qartë se skema mafioze e grabitjes së tokave në bregdetin ka në krye Edi Ramën dhe për bashkëpunëtor deputetin e tij Alket Hyseni që, në kohën e dhënies së lejeve nga Edi Rama, drejtonte Zyrën Kundër Pastrimit të Parave, prej nga ka mbikqyrur edhe transaksionet financiare të bankës së gruas së kryeministrit.
Peshk më të madh se kaq drejtësia nuk ka ku të gjejë dhe është rasti ideal për t’u dhënë shqiptarëve shpresën reale për një drejtësi jopolitike, që punon për qytetarët dhe jo për pushtetarët.
Top Channel