Kur policia ndaloi një drejtues mjeti për mos respektimin e një sinjali rrugor, në Milton Keyenes në Britaninë e Madhe, agjentët u habitën kur zbuluan se ai mbante një leje drejtimi me detajet e Homer Simpson, nga seria e famshme vizatimore “The Simpsons”.

Dokumenti, sigurish i rremë, kishte madje edhe foton e karakterit me ngjyrë të verdhë. Për më tepër, emri i shënuar në patentë ishte H.Simpson dhe adresa 28 Springfield Way, SHBA.

Policia e luginës së Tamizit e shpërndau foton e patentës në llogarinë e saj në Twitter duke thënë se makina ishte konfiskuar dhe shoferi i saj ishte denoncuar për ngarje mjeti pa leje drejtimi të vlefshme.

Përdoruesit e Twitterit nuk vonuan të derdheshin me batuta. Një prej tyre shkruante: “Duket që është e rreme. Homer Simpson jeton në 742 Evergreen Terrace”.

Por, përveç patentës së rreme, me identitet të rremë, oficerët e policisë zbuluan se drejtuesi i mjetit po e ngiste atë edhe pa siguracion dhe siç do të thoshte edhe vetë Homer Simpson ky po që është një telash…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA