Në jo pak filma fantastiko-shkencorë shohim automjete që lëvizin pa asnjë person që t’i drejtojë ato, por sa njerëz realisht do ta provonin që të lëviznin pa pasur shofer në makinë.

E në videon promovuese të “Waymo” që Google ka shfaqur, duket sikur njerëzit do e kenë shumë të lehtë të përshtaten me këtë lloj transporti.

Në video dallohen persona të ndryshëm që hipin në taksinë pa shofer dhe shfaq reagimet e tyre kur kuptojnë se në timon nuk ka asnjë person.

E pas ekzaltimit të parë duket se gjithçka vijon normalisht, ku pasagjerët vijojnë rutinën e tyre, e madje disa prej tyre i zë gjumi.

Po ju si do të reagonit?!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA