Kërkoni partnerin binjak? Një qen ju vjen në ndihmë

07/03/2018 18:55

Jeni beqarë apo beqare dhe në kërkim të një partneri? Për të gjetur shpirtin binjak do t’ju duhet një qen dhe shëtiteni nëpër parqe e vende publike.

Me një qen me vete, një i/e panjohur me gjasa do të afrohej dhe do ta përkëdhelte, e pse jo të zhvillonte edhe një bisedë të shkurtër me të zotin apo të zonjën e qenit.

Disa studime, të publikuara edhe nga “The Neë York Times”, kanë dalë në përfundimin se personat që mbajnë një qen shihen më të besueshëm, më tërheqës dhe më të lumtur e rrjedhimisht më të përshtatshëm për një marrëdhënie të shëndetshme.

“Kur një grua sheh një burrë duke shëtitur një qen, “mbrojtja” e saj shembet plotësisht dhe menjëherë beson se bëhet fjalë për një person të mirë, përderisa ka vendosur që të kujdeset për një kafshë”, thotë Helen Fisher, udhëheqësja e një studimi të Institutit Kinsey dhe këshilltare në faqen Match.com.

Një tjetër arsye, thotë Fisher, është se të gjitha studimet kanë provuar që njerëzit që mbajnë një qen janë më të lumtur se ata që nuk e kanë një të tillë. Po ashtu, metoda duke përdorur qenin, vijon ajo, ka rezultuar më e suksesshme edhe se faqet e takimeve në internet.

Përveç kësaj, në sytë e të tjerëve, ata që mbajnë një qen konsiderohen si njerëz të aftë për prindërim, që është elementi kryesor për një lidhje afatgjatë dhe serioze.

Një tjetër avantazh është edhe “dhuntia” e qenit për t’u afruar me njerëzit miqësorë dhe të dashur, që i ngjasojnë më shumë me të zotin apo të zonjën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA