Agjencitë federale në Shtetet e Bashkuara i dhanë dritën jeshile prodhimit dhe përdorimit të të ashtuquajturve ekzoskeletë.

Bëhet fjalë për pajisje teknologjike, të ngjashme me skeletin e njeriut, por që do të përdoren kryesisht për personat me aftësi ndryshe për t’u ardhur në ndihmë.

Këta skeletë të jashtëm kanë marrë dritën jeshile nga Agjencia për Ushqimin dhe Barnat, e cila kishte lënë prej kohësh pezull vendimmarrjen sa i takon kësaj teknologjie.

Ky vendim është drita jeshile për përdorimin civil të këtyre skeletëve, ndërkohë që të tilla pajisje janë ndërtuar nga Agjencia e Kërkimeve të Avancuara për Mbrojtjen (DARPA) për përdorim ushtarak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA