Këtë vit, Netflix ka për qëllim që të ketë rreth 700 seriale dhe filma origjinalë në shërbimin e tij.

Sipas “Variety”, për prodhimin e këtyre serialeve dhe filmave do të shpenzohen plot 8 miliardë dollarë.

“Le të vazhdojmë të shtojmë përmbajtjen. Kjo gjë po funksionon, po sjell rritje”, tha David Wells.

80 prej këtyre titujve do të prodhohen jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Muajin e kaluar, Netflix ka njoftuar se është shtuar me 8.3 milionë klientë dhe ka rreth 110 milionë persona që paguajnë muaj për muaj shërbimet e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA