Për të gjitha amvisat të cilat preferojnë që avokadon ta bëjnë pjesë të shumë recetave të tyre, shefi i kuzhinës Jari Çelo ju jep një tjetër opsion dhe me anë të këtij klipi tregon se si të kombinoni avokadon me karkalecat.
Marrim karkalecin dhe e presim në kubike shumë të vogla për ta bërë tartar dhe më pas e hedhim në një tas. Më pas marrim një avokado e cila duhet të jetë e fortë dhe e presim avokadon në kubike të vogla dhe e hedhim në një enë për ta marinuar.
Ndërkohë fillojmë me marinimin e karkalecit me pak kripë, piper dhe pak limonçela, gjithashtu i shtojmë edhe pak vaj ulliri dhe duke i përzier, i marinojmë dhe e kemi gati. Ndërkohë marinojmë edhe avokadon.
I hedhim pak kripë, pak piper dhe shumë pak lëng limoni dhe është gati për servirje. Përdorim pak krem karrote për servirje dhe më pas vendosim avokadon dhe karkalecin tartar.
Receta është gati…
Ju bëftë mirë!
Top Channel