Lister është një emër që nuk e dëgjonim prej kohësh, por muajt e fundit është kthyer në vëmendjen e publikut falë dy “krijesave” të reja: Thunder dhe Lightning. Këto dy modele janë përpunime të veturave origjinale Jaguar, respektivisht F-Type dhe F-Pace.

Në fillm të viteve ’90, Lister u bë e famshme me një model në veçanti, Storm. Vetëm 4 ekzemplarë u prodhuan nga kjo makinë, ndërsa tashmë mësohet se ky model special mund të vijë i përmirësuar, nën emrin Storm II.

Lawrence Whittaker, drejtori i Lister, ka njoftuar në Twitter se kjo makinë do të ketë një motor prej 1000 kuajsh fuqi, që do e lejojë të arrijë një shpejtësi maksimale prej 400 km/h.

Që të nisë prodhimi, nevojiten kapitale dhe financues. Hapi i parë është hedhur, tani duhen pritur zhvillime të reja, në mënyrë që Storm II të mos mbetet vetëm në letër.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA