Vezët e peshkut janë përdorur nga njeriu prej shumë shekujsh si një delikatesë dhe si një ushqim i tryezave mondane. Janë me qindra specie peshqish, vezët e të cilëve përdoren si ushqim.
Përbërësit:
Vezë merluci
Tartuf të bardhë
Kripë
Piper
Sallatë valeriana
Pomodorini
Vaj ulliri
Vendosim vezët në tigan me temeraturë të ulët. Vezët nuk duhet të thahen dhe të humbin shijen natyrale. Hedhim pak kripë dhe piper. I skuqim deri sa të marrim një ngjyrë të kuqerremtë nga të dyja anët. Kur veza të jetë gati fillojmë me montimin e pjatës. Shtrojmë sallatën valeriana për ti dhënë ngjyrë pjatës. Vendosim vezët e peshkut dhe dy kokrra pomodorini anash. Më pas i vendosim tartufin e grirë në feta të holla sipër dhe pjata është gati për servirje.
Top Channel