Me origjinë nga e njëjta familje si rrepat, rrënja Maca është cilësuar si një superushqim për vlerat që ka.

Kjo rrënjë është përdorur nga indigjenet, si një përbërës jetik për shëndetin për mijëra vjet. Përdorimi i Maca daton që prej 3,800 vjet para erës sonë, kur indianët e Perusë e konsumonin atë për vlerat ushqyese dhe efektet kurative.

Ja një recetë e biskotave me maca:
Përbërësit:
225 g gjalpë
300 g sheqer
2 kokrra vezë
360 g miell
4 g maka
Kripë
Fryrës pastiçerie

Përgatitja:
Kalojmë në mikser sheqerin dhe gjalpin, të cilin e kemi në temperaturë ambienti. Sapo masa të jetë homogjenizuar shtojmë vezët. shtojmë miellin dhe ingredientët shtesë, fryrësin e pastiçerisë dhe kripën.

Dhe përbërësin kryesor pluhurin maca. Pasi përbërësit janë lidhur me njëri tjetrin, me anë të një luge akulloreje krijojmë format e biskotave, të cilat i shtojmë në një tave me letër furre. E pjekim për rreth 15 minuta në 180 gradë celsius.

Faleminderit, ju bëftë mirë!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA