Ferrari 488 Pista, zëvendësuesi i 458 Speciale (Foto)
21/02/2018 18:48
Ferrari ka postuar fotot e para dhe specifikat teknike të makinës së saj të re Ferrari 488 Pista.
Motori V8 prej 3.9 litrash bën që kjo “bishë” të arrijë nga 0 në 100 km/h për 2.85 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e saj është 339 km/h.
Thuhet se Ferrari 488 Pista mund ta përshkojë pistën e Fioranos më shpejt sesa LaFerrari.
Në Sallonin e Gjenevës do të mund të shohim më shumë foto të kësaj perle të re të markës italiane.
Top Channel