Binjakët propozojnë, binjaket thonë “po”

21/02/2018 19:09

Vëllezër binjakë që njohën dy motra binjakë, zgjodhën një datë “binjake” për t’u propozuar atyre.

Brittany dhe Briana Deane u njohën me Josh dhe Jeremy Salyers në gusht të vitit të kaluar në Ditët e Festivalit të Binjakëve në Ohajo.

Që prej asaj dite e deri më 2 shkurt (2/2) ishin miq të mirë. Gjërat ndryshuan pikërisht në këtë datë simbolike, kur Josh dhe Jeremy vendosën të propozojnë Britanny dhe Briana. Vajzat thanë “Po” dhe tani mbetet për t’u përcaktuar dita e martesës.

“E kemi ditur që nëse një ditë do të martoheshim, do ta bënim këtë me binjake”, tregon Jeremy.

“Gjithçka në jetë e kemi bërë si binjake, por ulja në gjunjë në të njëjtën kohë e Jeremy dhe Josh për të na propozuar për martesë ishte shumë speciale”, tregon Briane.

Çiftet mendojnë që të martohen gjatë Festivalit të Binjakëve në Ohajo këtë vit, pikërisht në vendin ku u njohën…dhe po, nuset dhe dhëndurët do të jenë me veshje identike.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA