Tirana, qendra e Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit

18/02/2018 17:51

Paralelisht me festimet e 10-vjetorit të Pavarësisë, në Prishtinë u zhvillua edhe takimi i dytë i Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit.

Takimi i mbajt në dy ditë, 16 dhe 17 shkurt dhe në qendër të diskutimeve ishin politikat për ruajtjen e mjedisit dhe cilësisë së ajrit.

Përgjatë këtyre dy ditëve, secila bashki paraqiti idetë e veta për “Qytetin e Gjelbër” dhe hapat konkretë për zhvillimin e qyteteve sa më të pastra dhe të sigurta për qytetarët.

Delegacioneve në këtë konferencë u prinëkKryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj; kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi; kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi; kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka; Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari; Nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Arian Murati; Administratori i Përgjithshëm i Bashkisë së Fierit, Florjan Muçaj; si dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në këtë takim po ashtu u diskutua për zgjerimin e mëtejshëm dhe mënyrën e funksionimit të këtij Unioni, i cili qendrën do ta ketë në Tiranë, por do të përfshijë brenda vetes edhe më shumë bashki shqiptare të rajonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA