Miliona kinezë festuan vitin e ri të tyre, që këtë herë është viti i qenit, i ndershmërisë dhe besnikërisë.
Viti i ri kinez festohet në ditën e 23-të të muajit të 12 të kalendarit hënor kinez dhe për këtë vit, kjo ditë ishte 16 shkurti.
Por, festimet nuk ndalen vetëm në një natë. Ato zgjasin për 15 ditë dhe për të gjithë punonjësit jepet një javë pushim.
Çdo vit kinez përfaqësohet nga një kafshë në zodiakun e tyre dhe viti që sapo hyri për ta është viti i qenit.
Ata të lindur në këtë vit, sipas zodiakut kinez, shkojnë mirë me ata që kanë lindur në vitin e tigrit, lepurit dhe kalit, por jo me ata të lindur në vitin e gjelit, dhisë, dragoit apo kaut.
Qeni, derri, miu, kau, tigri, lepuri, dragoi, gjarpri, kali, dhia, majmuni dhe gjeli janë 12 shenjat e horoskopit kinez.
Top Channel