Edhe pse ka kohë që merret me muzikë, Toquel është bërë i njohur për publikun shqiptar, falë projektit “Poppa Bottle”, i cili ka qenë pjesë e “The Top List”.
Toquel, i cili prej shumë vitesh merret me muzikë dhe ka zgjedhur tregun grek për ta prezantuar muzikën e tij, por së fundmi ai gjendet i pranishëm edhe në tregun shqiptar.
“Karolina” mban titullin prurja më e re e këngëtarit, e cila është bërë menjëherë pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
I kontaktuar nga “Top Awards”, Toquel ka dërguar një mesazh për të gjithë mbështetësit e muzikës së tij, të cilët e kanë bërë pjesë të “The Top List”.
“Më bëhet shumë qejfi që sado që kam ikur nga Shqipëria, akoma ka njerëz që suportojnë çdo hap të karrierës sime edhe pse në një gjuhë që shumica nuk flet apo kupton. Shumë dashuri dhe shumë faleminderit për respektin si për fansat, ashtu edhe për Top Awards”, shprehet Toquel.
Top Channel