Reshjet dëborës, vështirësi në Qarkun e Korçës

10/02/2018 19:01

Bora ka mbuluar pjesën më të madhe të Qarkut të Korçës. Zonat malore, por edhe fshatrat turistikë të Dardhës dhe Voskopojës kanë regjistruar intensitet të lartë të reshjeve duke sjellë edhe probleme në lëvizjen e automjeteve.

Reshjet më të pakta të borës janë regjistruar në aksin Korçë-Kapshticë vetëm me dy centimetra, ndërsa në Dardhë bora ka kaluar mbi 20 centimetra.

Për të udhëtuar drejt fshatit turistik, i cili në fundjavë regjistron më tepër turistë edhe me zinxhirë lëvizet me vështirësi.

Reshjet kanë nisur pas mesdite dhe janë shtuar edhe më tepër gjatë orëve të pasdites, ndërsa drejtuesit e mjeteve pohojnë se udhëtimi është i vështirë, madje disa prej tyre as nuk kanë mundur t’i afrohen fshatit.

Në stinën e dimrit Dardha është një prej destinacioneve turistike që rregjistron shifra të larta turistësh, të cilët zgjedhin fshatin kryesisht për borën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA