Edhe pastiçierët mendojnë për shëndetin e konsumatorëve dhe sidomos të personave intolerant ndaj produkteve të caktuara. Chefi i pastiçerisë Eno Joxhe ka menduar që për personat intolerantë ndaj glutenit, pra ndaj miellit të grurit të realizojë një kek brownie me gluten free.
Për të realizuar këtë recetë na duhet:
6 të verdha vezësh
6 të bardha
250 gram gjalpë
250 gram sheqer
250 gram çokollatë fondente
Miell bajamesh ( miell gluten free)
Përgatitja:
Hedhim në mikser të verdhat e vezëve dhe sheqerin për tu rrahur 3-4 min, pasi masa mblidhet pak hedhim edhe sasinë e gjalpit dhe i vendosim sërish në mikser në shpejtësi mesatare 3-4 min. Ndërkohë vendosim çokollatën në mikrovalë për tu shkrirë.
Heqim çokollatën e shkrirë nga mikrovala dhe e hedhim në mikser ku kemi vendosur sheqerin, të verdhat e vezës dhe gjalpin, i kalojmë në mikser sërish dhe pasi masa është homogjenizuar e heqim nga mikseri për të rrahur të bardhën e vezës. Ndërkohë hedhim në mikser 6 të bardha të vezëve dhe i vendosim për të rrahur dhe pasi është krijuar një shkumë e plotë e hedhin tek masa që kemi përgatitur më parë dhe i përziejmë të gjitha bashkë derisa të homogjenizohen dhe në fund hedhim miellin e bajames, miellin gluten free . Masën e hedhim në formë dhe e vendosim në furrë në një temperaturë 180 gradë për rreth 20-25 min.
Ju bëftë mirë!
Top Channel