Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht
Një makinë është rrotulluar 360 gradë në ajër, pasi ngjiti një bordurë me bar duke tentuar të shmangë një “Jaguar”, shoferi i të humbi kontrollin dhe devijoi nga korsia e tij.
Momenti i tmerrshëm është filmuar nga kamera e një automjeti në autostradën M4, në Berkshire, Uells.
Mitch, gruaja e cila ndodhej në makinën prapa, tha për MailOnline se drejtuesi nuk u lëndua nga aksidenti dhe se personi që ndodhej në Jaguar doli nga mjeti dhe i kërkoi atij falje.
“Fatmirësisht, ai arriti të zvarritej e të dilte nga makina. Më pas e dëgjova teksa i tha shoferit të Jaguar-it ‘pothuajse më vrare’,” u shpreh ajo.
M4, e cila lidh Londrën me Uellsin Jugor, është një nga autostradat më të rrezikshme për shkak të trafikut të rënduar.
Top Channel