Shembet masivi shkëmbor mbi rrugën Kukës-Shishtavec

08/02/2018 12:30
Foto ilustruese

Rruga Kukës-Shishtavec u bllokua për disa orë gjatë mëngjesit të kësaj të enjteje, për shkak të shembjes së masivit të gurëve.

Dhjetëra automjete në dy anët e rrugës krijuan radhë prej disa kilometrash. Rrëshqitja e gurëve erdhi si pasojë e mungesës së skarpateve mbrojtëse.

Masivi është i paqëndrueshëm dhe sa herë bien reshje të dendura shiu dhe bore ka rënie gurësh dhe rrëshqitje dherash.

Ky nuk është rasti parë i rrëshqitjes së dherave e gurëve në këtë segment. Zgjidhje e vetme shikohet mundësia e rishikimit të projektit dhe akordimi i fondeve për të vendosur rrjeta mbrojtëse në skarpatet që përbëjnë rrezikshmëri të lartë për rrëshqitje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA