Pitoni i uritur gllabëron drerin
06/02/2018 11:53
Turistët në një park kombëtar në Sri Lanka kanë filmuar me të vërtetë pamje të frikshme.
Një piton rreth 14 metra i gjatë ka gllabëruar një dre. Fillimisht ai mbështillet rreth trupit të drerit të gjorë, ndërsa më pas arrin ta gëlltisë kafshim në më pak se një orë.
Një zyrtar i parkut është shprehur se kishte kohë që nuk e kishte parë pitonin dhe kjo sipas tij tregonte se ai ishte i uritur dhe ishte në kërkim të gjahut. Ai tha se tashmë ai nuk ka më nevojë të hante për muaj të tërë.
Top Channel