Dëshira e meshkujve për t’i ngjarë idhujve të tyre po rritet paralelisht me popullaritetin e muzikës po duke ndikuar ndjeshëm në industrinë e make-up-it.

Edhe unë jam i bukur! Është kjo motoja që përfaqëson meshkujt korenojugorë, të cilët janë ata që shpenzojnë më shumë para për person në botë, për produkte të kujdesit për lëkurën.

Të frymëzuar nga idhujt e tyre televizivë apo të muzikës pop, të rinjtë e Koresë së Jugut përpiqen ndoshta më shumë se gratë për të pasur një fytyrë perfekte. Një bloger make-up-i thotë për BBC se qëllimi i tij është të ndryshojë perceptimin mbi burrat që përdorin make-up.

Tendenca shihet qartë në videot e postuara në “Youtube” e gjithashtu rrugët e Seulit, të populluara me djem që kanë lëkurë të mirë.

E megjithatë, meshkujt që përdorin make-up nuk pranohet nga e gjithë shoqëria, me shumë që i konsiderojnë homoseksuale. Faktori kryesor që ka kontribuar për këtë trend është popi korean, me artistët meshkuj që përdorin qerpikë falsë dhe nuanca në fytyrë dhe sy.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA