Kryetari i Bashkisë së Tiranës, këtë të dielë u bë pjesë e tryezës me temë “Modeli i Bashkimit Europian – Shqipëri 2018”, ku të rinj nga vendet të ndryshëm simuluan rolet dhe personazhe të ndryshme politike në debatin për integrimin e vendit tonë në Bashmkimin Europian.
Në fjalën e tij kryebashkiaku Erion Veliaj tha se sfida në këtë aspekt është e përbashkët për të gjithë institucionet dhe aktorët, përfshi shtetin, qytetet dhe individët.
“Unë besoj që në dallim nga shumë të tjerë që me një mendje të lehtë thonë, hë more se ata na kanë inat se kështu kanë qenë gjithmonë, ju përfaqësoni një pjesë shumë të sofistikuar të shoqërisë dhe të rinisë sonë sepse do të thotë që po mendoni edhe për çështje shumë të rëndësishme të brendshme. Një çati nuk prishet kur i bien tjegullat, por mjafton që njëri prej trarëve të thyhet, nuk mban pastaj e gjithë çatia. Do të thotë se duhet të ketë një konsensus se nëse një nga trarët bie atëherë nuk funksionon kjo strukturë”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Duke ndalur te roli i dytë, pra ai i qyteteve, kryebashkiaku Veliaj nisur edhe nga eksperienca e tij në krye të Bashkisë së Tiranës dhe marrëdhënieve që ai ka me shumë krerë bashkish të tjera europiane, u shpreh se qytetet kanë sot një ndikim shumë të madh në orientimin e opinioneve dhe qëndrimeve të vendeve të shtetasve të vendeve të ndryshme.
Top Channel