“Ngritja” e makinerive; robotët kanë nisur “pushtimin”
31/01/2018 12:08
“Mos iu trembni inteligjencës artificiale, por përqafojeni atë”. Ky ishte apeli i drejtorit ekzekutiv të Google, Sundar Pichai pak ditë më parë, si adresim i shqetësimeve në lidhje me “kërcënimin e robotikës në punësimin njerëzor të së ardhmes”.
Por duket se është vonë dhe nëse njerëzimi nuk do ta përqafojë teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, është kjo e fundit që ka nisur ta përqafojë atë.
New York Post ka renditur 22 robotë të zhvilluar nga kompani të ndryshme nga njëri cep i globit në tjetrin, të cilët ushtrojnë funksione nga më “njerëzoret”; që nga dirigjenti, tek kamarieri, dëshmitari në një ceremoni martesore, e deri tek fermeri.
Top Channel