Eklips hënor, Maratona Messier dhe kometa në horizont, ja disa fenomene astronomike që do të keni mundësi të shihni këtë muaj
Selfie janë ende në modë, për më tepër që telefonat e rinj që sapo kanë dalë ofrojnë edhe më shumë lehtësira për këto lloj fotosh.
Por le të themi të vërtetën, ka një sfidë kur përpiqesh të bësh selfie pa shkop. E para, krahu ka një gjatësi fikse, nuk mund të zgjatet si shkopi. Më pas vështirësia për të shtypur butonin e të shkrepësh foton. Disa këshilla si të realizoni selfie të bukura dhe pa ndihmën e shkopit, sipas CNET.
Këndi
Krahu juaj. Kur mbani kamerën në nivelin e syve apo më poshtë, rrisni rrezikun e mjekrës. Dhe mjekra është armiku nr.1 i selfiet. Kështu që kur të shtrini krahun, sigurohuni që të jetë mbi kokën tuaj, i drejtuar për nga fytyra juaj. Kështu që do ju duhet të ngrini kokën lehtësisht që zgjidh në mënyrë efektive këtë defekt.
Përdor Self-Timer
Është shumë e vështirë të arrish të mbash krahun e palëvizur teksa përpiqesh të kapësh selfien e duhur. Kur mundohesh të shtypësh butonin një tronditje e vogël e kamerës është e pashmangshme. Rezultati: Selfie e turbullt. Prandaj shumica e aplikacionit të kamerave kanë dhe self-timer. Kështu i kurseni vetes këto lloj selfiesh.
Top Channel