Mos mendoni për dietë, po si të kombinoni ushqimet

29/01/2018 11:36

Shëndeti dhe linjat varen dhe nga ajo çfarë hamë. Rëndësi të veçantë kanë edhe kombinimet mes ushqimeve. Kështu që mendoni më mirë për këtë të fundit se të nisni një dietë.

Përdorni ose shmangni disa kombinime ushqimesh, pasi kjo e dhënë interesante do ju rrëfejë pse duhet kjo. E njëjta pjatë mund të ndikojë pak a shumë në organizmin tonë sipas asaj që hamë, pak para, ose pas saj. Pra shkurtimisht, në vend që të vendosni të mbani dietë dhe të privoheni nga ushqimet, mund tia dilni mbanë duke kuptuar çfarë duhet të hani dhe çfarë jo.

Madje, ekspertët flasin dhe për kombinimet klasike që ne i njohim, por që në të vërtetë duhen shmangur.

“Tentojmë shpesh të konsumojmë brenda një vakti shumë ushqime me karbohidrate të rafinuara. Apo ushqime me indeks të lartë glicemie, që nuk na ngopin dhe na detyrojnë të hamë më shumë në vaktin tjetër. E rëndësishme është të konsumohet vetëm një ushqim me bazë karbohidratesh për vakt, dhe më mirë nëse do ishte më pak e rafinuar. Pra, sa për ta kuptuar, më mirë shmangni të hani bashkë makarona dhe oriz, apo bukë dhe patate”, thotë Mannon Khazrai, nga universiteti biomjekësor i Romës.

Një tjetër fakt i rëndësishëm që e kemi ditur ndryshe është djathi. Për Khazrain ai duhet përdoret si pjatë e dytë në vend të mishit, për shkak proteinave dhe yndyrnave që përmban. Djathi mund të përdoret në vend të mishit, peshkut apo vezës, shoqëruar me një sallatë apo perime, por jo bukë.

Kalojmë tek zakonet e ngrënies.

“Këshilloj të fillohet me një vakt me perime të papërpunuara, për shembull sallata klasike, me vaj ulliri, dhe ushqime të pjesshme. Për shembull, frutat mund të jenë një mesvakt i mirë për gjysmën e parë të ditës. Por duhet të keni kujdes me përmasat e pjatave. Si mund t’i rregullojmë? Imagjinoni një pjatë bosh dhe e konsiderojmë ta mbushim gjysmën me perime dhe gjysmën tjetër 50% mes peshkut, mishit, legumeve apo vezë dhe karbohidrate pak të rafinuara”, thotë ekspertja.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA