Google mund të futet së shpejti në “luftën” e video-lojrave, duke u bërë rival i Playstation, Xbox dhe Nintendo.

Kompania aktualisht po konkurron Apple dhe Android me celularin Pixel dhe është futur në treg me laptopin Pixelbook.

Megafirma, sipas ekspertëve, po përgatitet për një konsolë video-lojrash që quhet Googlebox, duke qenë se ka punësuar veteranin e industrisë së kësaj fushe, Phil Harrison. Ai do të marrë rolin e zëvendëspresidentit dhe menaxherit të përgjithshëm. Më parë, Harrison ka qenë për 15 vite kreu i departamentit të lojrave te Sony dhe ka qenë pjesë kryesore e zhvillimit të PlayStation.

Ekspertët e industrisë besojnë se Google do të prezantojë shumë shpejt një konsolë të re, ndoshta në Konferencën e Zhvillimit të Lojrave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA