Dje mbollën 110 selvi bashkë, çfarë i tha ish-Presidenti Moisiu Veliajt

25/01/2018 17:37

Në takimin me të rinjtë, që kanë përfunduar praktikën e punës në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj ndau edhe një bisedë interesante, që ai e kishte zhvilluar një ditë më parë me ish-Presidentin e Republikës, Alfred Moisiu, me të cilin mbollën 110 selvi në Unazën Jugore të Tiranës.

“Dje isha me një zotëri, që sot është 89 vjeç, me Presidentin Alfred Moisiu. Gjëja më e bukur që më tha ishte: ‘Kur mbylla mandatin në Presidencë zbulova se kisha marrë detyrën më të rëndësishme, që njeriu mund të marrë në jetë’. Unë e pyeta se cila ishte detyra më e rëndësishme që mund të ketë njeriu në jetë, pasi është bërë President i një vendi? ‘Ajo e qytetarit’, m’u përgjigj. ‘Kjo është detyra më e rëndësishme që njeriu mund të ketë në jetë. Pavarësisht se mund të kesh ofiqe, mund të bësh karrierë, të kesh poste të ndryshme, por të jesh qytetar është detyra më e rëndësishme. Të thuash në moshën 89-vjeçare: Po, unë jam qytetar dhe detyra ime sot është të shërbej, qoftë edhe duke mbjellë 110 selvi’. Ndaj, sikur secili prej nesh ta marrë seriozisht këtë dhe të thotë ‘Po, unë kam një karrierë, bëj një punë, kam një jetë personale, por mbi të gjitha kam një detyrë fisnike, atë të të qenurit qytetar dhe duhet të sillem si i tillë’, kjo do të ishte fantastike”, deklaroi Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA