Gjiganti amerikan i prodhimit të komponentëve hi-tech, Qualcomm është gjobitur ashpër nga Bashkimi Europian.

Vendimi është marrë nga Komisioni Europian pas një raporti të publikuar nga komisionerja e konkurrencvës, Margrethe Vestager, ku thuhet se Qualcomm ka paguar Apple për të patur ekskluzivitetin e furnizimit të pajisjeve iPhone dhe iPad me procesorët e saj.

“Qualcomm penalizoi në mënyrë të pandershme dhe të paligjshme rivalët në tregun e procesorëve për më shumë se 5 vite, duke çimentuar dominimin e vet në treg. Qualcomm pagoi miliarda dollarë për klientin Apple, që kjo e fundit të mos të mos blinte këtë produkt nga kompanitë rivale. Pagesa është bërë në formën e uljes së çmimit dhe kushtit që Apple ekskluzivisht të përdorë procesorët Qualcomm në të gjithë produktet e vet iPhone dhe iPads”, tha Komisionerja Vestager përmes një deklarate për mediat.

Sipas Komisionit, kjo bie ndesh me rregullat e konkurrencës të Bashkimit Europian, ndaj Qualcomm gjobitet me 997 mln euro. Vetë Qualcomm mohoi këtë dhe njoftoi se do ta apelojë këtë vendim.

Qualcomm është viktima e radhës hi-tech e rregullave të ashpra të BE-së sa i takon mbrojtes së konsumatorit dhe konkurrencës në treg. Më herët, me gjoba të majme janë ndëshkuar Microsoft, Apple dhe Google.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA