Netflix vazhdon të thyejë rekorde
23/01/2018 17:24
Netflix, shërbimi “online” lider për seriale dhe filma, e ka mbyllur vitin e kaluar me 117,6 milionë të regjistruar.
Të abonuarit, të cilët paguajnë çdo muaj një kuotë të caktuar, kanë bërë që fitimet e Netflix të rriten me 32% në krahasim me vitin 2016, për një total prej 11,7 miliardë dollarë.
Në tre muajt e fundit të vitit 2017, ndërmarrja e Reed Hastings është shtuar me 8,3 milionë persona të regjistruar, edhe pse ka pasur një rritje të çmimit të abonimit në shumë vende.
Gjithashtu, është rritur me 9% koha e qëndrimit të njerëzve duke parë prodhimet e Netflix, sidomos serialet.
Top Channel