Në momentin e parë që do t’ju duhet të rinovoni patentën tuaj, ajo do të ketë disa ndryshime. Kjo vjen si një nga kushtet e Brukselit për të qenë në koherencë me standardet e Bashkimit Europian.
Materiali i kartës do të jetë polikarbonat, jo më pak se 4 shtresa, me jetëgjatësi jo më pak se 10 vjet. Këtë patentë do të mund ta marrin të gjithë ata që aplikojnë për herë të parë dhe ata, të cilëve ju ka skaduar afati. U përhap lajmi se do të ketë patenta të reja por në fakt bëhet fjalë për disa elementë të shtuar sigurie dhe simbole europiane.
Sipas ekspertëve këto patenta mendohet se do të jenë të pandryshueshme të paktën për një periudhë 20 vjeçare. Modeli i ri është miratuar që në janar të 2017 gjatë këtij viti ka hyrë masivisht në qarkullim. Aktualisht janë në përdorim të dyja modelet e patentave, edhe ajo vetëm me elementët shqiptare edhe modeli i përcaktuar sipas standardeve europiane.
Top Channel