A të shëndosh buka?

22/01/2018 13:04

Në Francë, deri të dielën e 21 majit në të gjithë Francën festohet Festa e Bukës, një festë që ka nisur që nga 1996, dedikaur Shenjtorit të Amiens, mbrojtësit të furrëtarëve.

Revista franceze L’Express Styles me ndihmën e nutricionistëve është përpjekur ti përgjigjet të gjitha pyetjeve për këtë ushqim.

A të shëndosh buka?
Në të vërtetë varet. Duke menduar për dietën më mirë të përdorësh bukën integrale, pasi e bardha ka një nivel të lartë glicemie, glukozi që qarkullon me shpejtësi në gjak, dhe duke mos u përthithur transformohet në yndyrë.

Miellërat komplekse e ngadalësojnë thithjen e sheqernave duke parandaluar rritjen në peshë. Por sytë dhe tek ajo që vendos mbi bukë. Në vend të gjalpit për shembull, përdorni djath dhie të pasura me proteina dhe kalcium.

Më mirë bukë të thekur për t’u dobësuar?
Absolutisht jo. Fetat e thekura, ndryshe nga buka, nuk përmbajnë ujë dhe për tu ngopur duhet të hamë më shumë. Përveç kësaj përmbajnë më shum ëkalori se buka dhe nivel më të lartë glicemie. Më mirë një fetë bukë integrale.

Më mirë bukë apo drithëra për mëngjes?
Më mirë një fetë bukë, pasi drithërat përmbajnë sheqerna sidomos ato për fëmijë. Për më tepër, një orë pasi të keni ngrënë një tas me qumësht dhe drithëra, mund të keni sërish uri, ndërsa buka integrale na bën të ndjehemi të ngopur për më gjatë.

A duhet ngrënë bukë gjithë ditën?
Nëse dëshironi, po, por në sasinë e duhur dhe në momentet e përshtatshme të ditës. Por mund të bëni dhe pa të. Mjafotn të ketë të njëjtin raport karbohidratesh.Mund ta zëvendësoni me patate.

Janë njësoj të gjitha llojet e bukës?
Nuk është e vërtetë. Jo të gjitha bukët janë njësoj. Bageta mjaft e dashur për francezët, nuk ka shumë vlera ushqyese. Buka integrale dhe me fara ka kripëra dhe fibra. Sa më pak i rafinuar të jetë mielli, më mirë është. Nëse keni mundësi blini bukën biologjike, të prodhuar me miell gruri të kultivuar, pa pesticide.

Buka bio kushton më shumë por është më e mirë
Më mirë akoma ajo e bërë në mënyrë artizanale, me miell biologjik, pasi ajo industriale përmban dhe konservantë për ta bërë të qëndrojë sa më gjatë dhe mbështjellja modifikon dhe shijen e bukës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA